A do ti festojë golat kundër Chelsea? Ja çfarë thote Mourinho

Jose Mourinho po kalon një situatë shumë të vështirë në stolin e Manchester United. E ardhmja e tij është në fije të perit dhe një goditje të madhe mund tia japë ish-skuadra e tij Chelsea këtë të shtunë. Java e 9-të e Premier League nis me një superduel, por pavarsisht rëndësisë së sfidës apo edhe momentit të vështirë që po kalon, trajneri portugez theksoi se nëse Manchester United fiton në Stamford Bridge ai nuk do të festojë pasi ka respekt maksimal për tifozët e Bluve të Londrës, me Mourinhon që e ka drejtuar Chelsea-in për rreth 6 vite në dy periudha të ndryshme.

“Për mua është ndeshja e radhës. Do të festoj golat, apo fitoren e mundshme të ekipit tim? Jo, nuk do ta bëj një gjë të tillë. Për të festuar i bie të humbas kontrollin tim emocional, por kjo gjë vështirë të ndodhë. Besoj se do ta kontrolloj veten dhe do të respektoj stadiumin dhe tifozët, të cilët i kam patur në krah për disa vite.”

Përsa i përket gjëndjes së skuadrës së tij, trajneri i United deklaroi.

“Disa lojtarë e kanë marrë veten fizikisht, ndërsa të tjerë janë rikthyer me dëmtime nga ndeshjet e kombëtareve. Disa do të përpiqen deri në fund që të jenë pjesë e këtij takimi, si Ander Herrera. Spanjolli nuk është akoma gati, është stërvitur mirë në dy ditët e fundit, por të shohim nëse do të arrijë të luajë.“