Berisha: Votim historik në Maqedoni, hapet rruga drejt NATO-s dhe BE

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si historik votimin e mbremshëm të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për miratimin e paketës së ligjeve të Marrëveshjes së Prespës.

Berisha deklaron se ky votim është firmosje e anëtarësimit të vendit në Aleancën Veriatlantike.

Ish-kryeministri shqiptar ka përshëndetur të gjitha partitë shqiptare dhe maqedonase për këtë vendim historic.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Nje votim historik per t’u pershendetur ne parlamentin e Maqedonise se Veriut!

Te dashur miq, mbreme parlamenti i Maqedonise se Veriut ne nje votim historik miratoi paketen e ligjeve te Marreveshjes se Prespes, duke firmosur keshtu anetaresimin e vendit ne Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe perspektiven e sigurte per hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ky votim eshte gjithashu nje kontribut per paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone. Ndaj me kete rast pershendes te gjitha forcat politike shqiptare dhe maqedonase per vendimin e tyre historik.