E publikon ‘Marca’, Real Madrid do shesë yllin e skuadrës

Talenti spanjoll, Marco Asensio, mund të largohet nga Real Madrid verën e ardhshme.

Është Real Madrid që po mendon shitjen e tij shkruan Marca.

22 vjeçari nuk po gjen hapësira të nevojshme në formacionin e Julen Lopetegui, edhe pse shihej si zëvendësues i Cristiano Ronaldo.

Lajmi për largimin e Asensios nga Real Madrid, ka alarmuar skuadra si PSG dhe Manchester City, që janë të gatshme të paguajnë shumë të konsiderueshme parash për talentin spanjoll.