Spitali Amerikan pranë blerjes së spitalit ‘Henry Dunant’ në Greqi

Spitali Amerikan është shumë pranë blerjes së spitalit të madh “Henry Dunant Hospital në Greqi”. Lajmi është bërë publik nga portal greke “euro2day”, që bën me dije se Fondacioni Onasis dhe Spitali Amerikan  janë dy investitorët e vetëm që kaluan fazën e dytë të tenderit duke paraqitur ofertën e detyrueshme ndaj bankës së Pireut që kërkon të shesë 100% të aksioneve të spitalit.

Portali grek citon burime pranë personave qe ndjekin zhvillimin e tenderit, ndërsa shton se kompani te tjera janë skualifikuar nga kjo mundësi.

Spitali Amerikan është një investim i fondit amerikan te investimeve SEAF me pjesëmarrje te Agjensise Amerikane te investimeve OPiC, Bankes Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe fondit te pensioneve te Danimarkës.

Me poshtë gjeni linkun e plote te lajmit te publikuar nga portali grek:

https://www.euro2day.gr/news/enterprises/article/1643070/xekina-to-pazari-gia-errikos-ntynan.html