Laboratori i heroinës në Has/ Ja kush janë 5 të ndaluarit

Ditën e sotme është gjetur një laborator droge që shërbente për prodhimin e heroinës në një fshat të Hasit.

Në laborator është gjetur heroinë, opium dhe kokainë.

Sipas burimeve janë arrestuar për laboratorin 5 persona si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Të arrestuarit janë V .B, F C, XH. SH, M. SH, A. SH.

Fillimisht ka qenë policia lokale e Hasit ka evidentuar një objekt ku dyshohet se përpunohej heroina.

Gjate ditës së sotme te Krimet e Rënda është zhvilluar një takim mes Ardi Veliut dhe Donika Prelës, por nuk dihet nëse objekt i këtij takimi ka qenë  pikërisht ky operacion. /Lapsi