‘Reporterët pa Kufij’ kundër Ramës për portalet, Vokshi përshëndët qëndrimin

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka përshëndetur qëndrimit e organizatës prstigjoze ndërkombëtare ‘Reporterëve pa Kufij’ të cilët kundërshtuan vendimin e qeverisë dhe AKEP për mbylljen e portaleve online.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Vokshi ka përshëndetur qëndrimin e kësaj organizate.

“Përshendes qëndrimin e Reporterëve pa Kufinj kundër vendimit antikushtetues e antiligjor të AKEP për mbylljen e portaleve online.

#Reporterët pa Kufij: Rama po mbyll portalet që të censurojë investigimet për korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.”, shkruan Vokshi.