VIDEO/ Meta dekoron Frattini-n, diplomatin që ideoi liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor

Ka nisur në Presidencë, ceremonia e zyrtare e vlerësimit të z.Franco Frattini me Dekoratën e lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu". Presidenti Ilir Meta në fjalën e rastit ka deklaruar se z. Frattini ka mbajtur disa poste, por ne e njohim si avokat, si avokat të nderuar të shqiptarëve, i jemi mirënjohës sepse ideoi dhe nisi procesin e liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor.