U vetëdekonspiruan me foto, policia shoqëron gjuetarët e paligjshëm.....

Policia e Korçës reagon pas publkimit në rrejete të fotove të disa përsonave që gjuajnë në mënyrë të paligjeshme në Korçë.

Gjatë orëve të fundit janë identifikuar dhe janë shoqëruar në ambjentet e policisë tre përsona.

Ja njoftimi i plotë i poiloicisë:

Lidhur me foton e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të mëposhtëm:

- E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë;

- L.M, banues në fshatin Polenë,

- A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë.

Në bazë të ligjit "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë" u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.

Policia e Korçës gjen rastin të falenderojë iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi.