Taulanti nga Librazhdi si Saimir kamionisti, Paloka: Sa ngjasojnë 'pupilet' e Ramës!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka vërejtur një detajet që ka dalë në pah në përgjimet e fundit nga Policia, që dëshmojnë lidhjen e qeveritarëve me elementë kriminalë. Konkretisht, Paloka ka sjellë në vende ngjashmërinë e daljes në përgjime të emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe të  kreut të Grupit të PS,Taulant Ballës.

Shënimi i plotë i Palokës:

Vini re sa ngjasojne edhe ne justifikimet mbrojtese, pupilet e Rames.

Kur dolen pergjimet e para te Habilajve ku permendej “Sajmiri” , Tahiri nxitoi te thonte se behej fjale per nje Sajmir “kamionist” e jo per te. Vetem se cuditerisht ketij “kamionistit” i duheshin miliona euro per fushate elektorale.

Edhe Tao dje deklaroi se “Taulanti nga Librazhdi” qe permend Alizoti,deshmitari i rreme , ne video pergjimin e fshehte ,nuk ishte ai...

Po ky qe sajoi dy alibi te rreme per te vertetuar se nuk kishte qene ne komisariatin e F. Krujes po kishte qene ne te njejten kohe ne “takime publike” dhe “per peshk”.
I njejti qe deklaroi se Begon e njeh nga 2015 por ka udhetuar me te “rastesisht” qe nga 2013 me dhjetra here.