Wenger kërkon rikthimin, Bayern dhe Reali janë…

Arsen Wenger është larguar pas 2 dekadash nga trajnimi i Arsenalit sezonin e kaluar dhe momentalisht është pa punë.

Për të ka disa oferta ku nuk kanë munguar ata të trajnerit nga Kina dhe SHBA-të, si dhe PSG që i ka ofruar postin e drejtorit të klubit ku do të merret me transferimet e lojtarëve.

Por, francezi është duke menduar seriozisht që të marrë drejtimin e Real Madrid ose Bayern Munchen, dy klube që sapo i kanë emëruar trajnerët e rinj por që nuk po bindin aspak dhe me shumë mundësi nuk e kanë të gjatë qëndrimin tek klubet respektive.

Wengerit po i pëlqen shumë ideja që të mori drejtin e njërit prej klubeve, shkruan Goal.com.

/A.P/Syri.net/