Të gjithë e njohin si ‘showgirl’ por Hueyda El Saied ka një tjetër profesion

Hueyda El Saied është një nga vajzat më të talentuara shqiptare dhe këtë nuk nguron ta shfaqë gjithmonë.

Ajo ka provuar disa fusha artistike dhe televizive, të cilat e kanë kthyer në një figurë të dashur për shqiptarët.

Prej vitesh Hueyda është zhvendosur jashtë vendit bashkë me të birin, Gabriel, por herë pas here kthehet në Shqipëri për të takuar miqtë dhe të afërmit.

Ajo ka qenë po ashtu balerinë e suksesshme, por është edhe një piktore shumë e talentuar. Në një pronocim për ‘Revista Who’, Hueyda ka zbuluar 10 gjërat që nuk dimë ende për të dhe një nga ato është se Hueyda El Saied është juriste.

‘Jam juriste. Ju më njihni si prezantuese, balerinë apo piktore, por studimet e larta i kam kryer për drejtësi në ‘Fakultetin e drejtësisë’ në Tiranë. Kam bërë dy master, një për ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare’ dhe tjetrin për të ‘Drejtat e njeriut’ në universitetin e Romës, Itali’ është shprehur Hueyda.