2 vite pas martesës këngëtari shqiptar ndahet nga bashkëshortja?

Këngëtari i hitit ‘Kaçurrelja’ ka qënë së fundmi në qëndër të vëmendjes së mediave, kryesisht atyre kosovare për shkak të thashethemeve se është ndarë nga bashkëshortja e tij Ilirjana dhe bëhet fjalë për këngëtarin Besart Halimi.

Çifit u njohën gjatë xhirimeve të një videoklipi të Besartit dhe u martuan në 2016 me një dasëm madhështore.

Lajmet e ndarjes së tyre pushtuan portalet dhe nisën nga faktet që këngëtari fshiu të gjitha fotot me bashkëshorten nga profili i tij në Instagram dhe e hoqi nga lista e ndjekësve.

Mirëpo Besarti në një intervistë për ‘Prive’ i hodhi poshtë thashethemet se ata janë ndarë duke u shprehur se është shumë i lumtur me bashkëshorten e tij.

Këngëtari tregoi se ata kanë pasur një krizë në çift, por jo ndarje.