Zhduket prej tre ditësh nga banesa, 28-vjeçarja në Maliq

Zhduket një tjetër person nga banesa.

Ngjarja ka ndodhur në Maliq,

Sipas Policisë Vendore, mësohet se M. T., 49 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, ka deklaruar se mbesa e saj M. D., 28 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar para 3 ditësh nga banesa.

Policia saktëson se po punohet për gjetjen e saj.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 17. 10. 2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. T., 49 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, e cila ka deklaruar se mbesa e saj, shtetasja M. D., 28 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar para 3 ditësh nga banesa. Po punohet për gjetjen e saj.