U dëmtua në miqësoren me Brazilin, Dybala kthehet në stërvitje

Paulo Dybala është kthyer në stërvitje me skuadrën e Juventusit pas një dëmtimi të pësuar me Argjentinën dhe mund të luajë kundër Genoas.

“La Joya” pësoi një dëmtim gjatë humbjes miqësore të Argjentinës 1-0 ndaj Brazilit dhe u paraqit me pako akulli rreth anës mbrapa të gjurit.

Megjithatë, Dybala dhe mesfushori Rodrigo Bentancur u kthyen drejt trajnimit të rregullt me pjesën tjetër të ekipit.

Dybala madje mund të luajë kundër Genoas të shtunën, por ka më shumë gjasa të lihet pushim nga trajneri Allegri, për të mos rrezikuar.