Balla në SYRI.net: Ja pse Edi Rama flet sot për shpifjen

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Real Story’ Sokol Balla i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ ka treguar disa prej arsyeve se pse Edi Rama sot merret me shpifjen.

Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, Balla është shprehur se Rama flet për shpifjen, si një mënyrë për të minimizuar skandalet e tij, që janë denoncuar nga opozita.

‘Për shkak të këtij perceptimi të dosjeve të denoncuara nga opozita, për shkak se një pjesë e opinioni mendon se nuk janë të vërteta, kryeministri me dinakëri thotë se këto janë shpifje.

Unë dyshoj se Rama do ta bëjë këtë gjë, por besoj se është pjesë e PR, që po ja humbin besueshmërinë dhe ai flet sot për shpifjen për të thënë që këto janë shpifje.

Rama nuk i ka votat për të ndryshuar Kodin Penal dhe ne nuk e kemi shpifjen në Kod.

Kam vetëm një frikë, kur shikoj entuziazmin në elektoratin e disa vendeve në BE a mund të sjellë kjo një çështje në vende.

Në momentin që do të ja ulim standardin e të vërtetës, kjo do të çojë nesër pasnesër një reagim me populist në votë’, është shprehur Sokol Balla në studion e SYRI.net.