Berisha: Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, ftoj qytetarët të reagojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sërish se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Ndërkohë ai ka ftuar sërish qytetarët shqiptarë që të ngrihen dhe të largojnë të keqen nga vendi.

‘Problemi i neveritshëm dhe i pafalshëm është që ne duam 2-3 ditë të nxjerrim rezultatin.

Ka mundësi që vetëm sistemi elektronik ose diçka tjetër që brenda 6-7 orëve të nxjerrë rezultatin dhe e gjithë shoqëria shpëton. 

Në kushtet e grushtit të shtetit, zgjedhjet janë një iluzion qesharak në këtë vend, i ftoj qytetarët që të mos pajtohen më me këtë situatë, të dalim dhe ta nxjerrim mënjanë.

Unë shoh që opozita po bën përpjekje shumë serioze, ka filluar punën për zgjedhjet, por përgjegjësitë i ka lidershpi i opozitës jo unë. Unë them këtë që me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, për këtë jam shumë i sigurtë.

Unë kam qenë shumë i bindur që Edi Rama do ti dhunonte zgjedhjet’, deklaroi ish-kryeministri.