VIDEO/ Sherr masiv midis emigrantëve, ja pamjet shokuese

Një sherr masiv mes disa emigrantëve të huaj ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë. Mediat vendase raportojnë se sherri ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Sarajevës, pranë para zyrës së punës për shtetasit e huaj.

Mësohet se në sherr janë përfshirë mbi 30 emigrantë, ku janë përdorur edhe objekte të forta.

Radio Sarajeva ka arritur të sigurojë videon teksa  shihen të rinjtë duke u grushtuar e shqelmuar në prezencë të dhjetëra kalimtarëve të rastit.