Zbulohet mënyra se si Chelsea do ta pengojë Hazardin të transferohet tek Reali

Chelsea ka ndërmend të ndërmarrë gjitha masat për të bindur Eden Hazard për të qëndruar në ‘Stamford Bridge’.

‘Blutë’ e Londrës nuk do të heqin dorë nga ylli i tyre, që po kërkohet me ngul nga Real Madrid.

Sipas medies belge ‘HLN’, Chelsea do t’i ofrojë një kontratë të re Hazardit, duke e bërë lojtarin më të paguar në Premierligë.

Me kontratën e re, Hazard do të përfitonte 18 milionë euro në sezon.

Me kontratën aktuale e cila përfundon në vitin 2020, Hazard përfiton 13.5 milionë euro në sezon.