UEFA jep dënimin e rëndë, ky klub i njohur përjashtohet nga Europa League

UEFA ka përjashtuar për një vit nga kompeticionet europiane klubin e njohur rus të Rubin Kazan.

Arsyeja është thyerja e rregullave të “Fair Play Financiar” që tashmë është thyer në një problem serioz për të gjithë klubet e mëdha, shkruan “BBC Sport”, raporton SYRI.net.

Transferimet me kosto më të lartë shpenzimi, në krahasim me fitimin kanë bërë që shumë klube të provojnë dënimet e UEFA-s.

Dënimi është i vlefshëm për sezonin pasardhës duke qenë se këtë sezon, Rubin Kazani nuk merr pjesë pasi u rendit në vendin e 10.

Ndërsa vlen të theksohet se klubi i njohur rus në vitin 2014 nuk ka respektuar disa pika të rregullave të UEFA-s dhe tashmë do të vuajë këtë dënim.