Messi kërkon transferimin e këtij super lojtari tek Barcelona

Lionel Messi së bashku me Gerard Pique dëshirojnë transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Edhe trajneri Ernesto Valverde e dëshiron këtë transferim, por zbuluesit e akademisë së Barcelonës nuk janë ende të bindur për Pogban, pasi që ata besojnë se stili i lojës së klubit kërkon mesfushorë që rrezikojnë më pak, raporton "Goal", shkruan SYRI.net.

Messi mendon se zgjidhja më e mirë për këtë problem do të ishte transferimi i francezit, pasi që ai ka talentin teknik dhe fizik që i nevojitet për momentin mesfushës së Barcelonës.

Megjithatë, ka dyshime se Barcelona nuk ka kapacitet financiar për ta blerë Pogban, pasi Manchester Unitedi nuk do të pranojë ofertë më të ulët se 100 milionë euro.

Transferimi i Pogbas në Barcelonë bëhet më i mundur për shkak të marrëdhënies së keqe që ka lojtari me teknikun e United, Jose Mourinhon.

Megjithatë, pas disfatës që pësuan në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve kundër Romës, shumë nga lojtarët e Barcelonës mendojnë se kanë nevojë për diçka të re brenda skuadrës.