Legjenda, Valderrama: James nuk kthehet më te Real Madridi

Legjenda kolumbiane, Carlos Valderrama beson se James Rodriguez nuk do të rikthehet te Reali i Madridit.

James është në sezonin e dytë i huazuar tek Bajerni, pasi klubet kishin një marrëveshje dyvjeçare.

“James duket mirë, i lumtur në Bayern Munich. Nëse ai nuk është kthyer në Real Madrid deri më tani, unë nuk mendoj se ai nuk do të kthehet më”.

“Çfarë bëri James në vitin e parë me (Carlo) Ancelotti në Real Madrid ishte gjë e madhe, nuk mendonte askush se do të bënte atë që bëri”.

“E dija sepse e kam njohur shumë kohë më parë dhe besova shumë”.

“Ai kishte një sezon të madh. Ajo që ndodhi më vonë ishte e çuditshme. Nuk e kuptoja dhe ende në Kolumbi nuk e kuptojmë”, ka thënë Valderama.