Pas Ronaldos, Juventusi i gatshëm për të transferuar super lojtarin e Barcelonës

Rinovimi i Jordi Alba tek Barcelona është bërë rutinë, pasi vete klubi nuk e ka kontaktuar lojtarin për rinovimin e kontratës.

Por nga kjo situatë pritet të përfitojë Juventusi që kohët e fundit ka zgjuar interesimin për “yllin” e Barcelonës.

Sipas “Tuttosport” Juventusi pret që Albas t’i përfundojë kontrata në vitin 2020 dhe ta marrin pa asnjë cent, si në rastet e shumta që i ka transferuar,si: Dani Alves, Khedira, Pirlo dhe Emre Can.

Do te shihet se cilat janë kushtet e marrëveshjes së ardhshme, pasi nëse nuk pajtohen të dy palët atëherë nuk do të jetë çudi që Alba të provojë një aventurë të re në Serie A.