Manjani: Forcat e sigurisë, truproja të ‘të fortëve’, gardistët vrasin veten rregullisht

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me ironi ndaj situatës problematike në vend që lidhet me sigurinë.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se si pjesëtarët e forcave të armatosura dhe policisë u janë bashkangjitur grupeve ‘të të fortëve’, si truproja të tyre, ndërkohë që gardistët që ruajnë personalitetet e vendit vrasin veten rregullisht.

Ja postimi i plotë i Manjanit

Jemi shumë të sigurtë.
—————
Nga përplasja e të fortëve në publik duket qartë se:

1. Policë të forcave operacionale shërbejnë si bodyguardë të njërit krah...

2. Komandot anëtarë të forcave elitë, bash të NATO-s, janë bodyguardë të krahut tjetër..

Përplasje profesionale...

Ndërkohë personalitetet politike na i ruan Garda e Republikës, anëtarë të së cilës vrasin veten rregullisht. Ndoshta marrin me vete ç’u kanë parë sytë...

Ju të tjerët denonconi ndonjë krim po deshët...

Kjo është Siguria Kombëtare sot! E rilindur madje.

Apo edhe kjo është shpifjeeeeee....