FOTO/ Aktori shqiptar çmend femrat turke

Aktori shqiptar që zhvillon karrierën në telenovelat turke është shpallur mashkulli më i preferuar i femrave në Turqi.

Në një sondazh nga faqja Gecce, ndjekësit duhet të zgjidhnin mes katër aktorëve.

Can Yaman ishte ai që triumfoi me 50,1% pëlqime. Më pas, në renditje u rradhitën Burak Ozcivit me 24.4% vota dhe Enis Arikan me 12%.

Can është me origjinë shqiptare, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Turqi. Një prej telenovelave që po xhiron kohët e fundit "Erkenci Kus" ka marrë vëmendje në të gjithë botën.