Balla: Begon e njoh si besimtar mysliman! Salianji: Gënjen!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se e njeh Edmond Begon, biznesmenin e dënuar në të kaluarën për trafik droge si të përfshirë në bandën e Lushnjës. Në emisionin”Opinion” ai theksoi se e ka njohur në vitin 2015 dhe është prezantuar si një biznesmen që ndërtoi një xhami në zonën e tij elektorale.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se duke e njohur si një biznesmen, besimtar mysliman, ka frekuentuar disa herë edhe lokalin e tij për të pirë kafe. Balla tha se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Në lidhje me udhëtimin jashtë vendit me shtetasin Edmond Bego, Balla tha se bashkë me një grup gazetarësh, ka qenë edhe ky që kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë. Duke shtuar më tej se vetëm kaq, pasi nuk ekziston asnjë udhëtim tjetër me të.

Por deputeti i PD-së, Ervin Salianji e përgënjeshtroi Ballën në lidhje me udhëtimet me Edmond Begon. Salianji shkroi se Balla ka udhëtuar 57 herë me narkotrafikantin Edmond Bego, por ka një pjesë që në vitin 2013.