DETAJE/ Si u arrestua Stresi, në pranga në dhomën e hotelit me…

Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” është arrestuar nga Task Forca e Policisë së Shtetit.

Burime nga policia thanë për 'Panorama' se reperi është ndaluar teksa ishte në një hotel. Në dhomën ku është ndaluar Lushaj, është gjetur edhe një pistoletë, shtuan të njëjtat burime. Kjo ka bërë që “Stresi” të vihej në pranga dhe ndaj tij të ngrihet akuza e armëmbajtjes pa leje. Gjatë aksionit, shtuan të njëjtat burime është gjetur edhe një sasi e vogël kokaine.

Pas ndalimit në hotel, është transportuar në polici, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Kjo nuk është hera e parë, që Stresi ndalohet nga efektivët e policisë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje.

Ndërsa disa muaj më parë, ai u shoqërua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet, ku policia gjeti kokainë. I bujshëm ishte dhe rasti i arratisjes nga ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë duke shkaktuar një sërë shkarkimesh në radhët e uniformave blu./panorama