Henry prezantohet te Monaco: Dua të ndjek rrugën e Wenger dhe Guardiolës

Një legjendë tek Arsenali dhe Barcelona, ndërkohë që karrierën e kishte nisur tek Monaco.

E pikërisht aty, te klubi nga principata, Thierry Henry do të provojë eksperiencën e tij të parë si trajner, duke marrë kështu vendin e Leonardo Jardim.

Kjo është gjëja që ka krijuar njëfarë ndarjeje të tifozëve, për sa i përket këtij vendimi të drejtuesve.

Si futbollist, Henry ka fituar gjithçka, ndërkohë përvoja e tij e vetme është ajo e zëvendëstrajnerit të Belgjikës.

41-vjeçari është njohur gjithmonë si një njeri i thjeshtë dhe modest, e këto cilësi i shfaqi edhe në konferencën e tij të parë përpara mediave franceze.

Monaco ka një vend të veçantë në zemrën time, këtu kam shënuar golin e parë si profesionist dhe jam rritur shumë nën drejtimin e Wenger. Dëshiroj të falenderoj paraardhësin tim, Leonardo Jardim, i cili do të ngelet gjithmonë në historinë e këtij ekipi, për ato çfarë ka arritur. Për sa i përket modeleve që kam si trajnerë, ata janë padyshim Wenger dhe Guardiola, shpresoj të jem i suksesshëm si ata”, tha ish-kampioni i Botës.