Tsipras pranon dorëheqjen e Kotzias, vetë-emërohet ministër i jashtëm

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm Nikos Kotsias.

Ai biles ka marrë edhe portofolin e tij ministrir, duke u vetemëruar edhe ministër I punëve të jashtme të Greqisë.

Ai ka bërë të ditur se do ta mbajë këtë post, deri në definimin e marrëveshjes së Prespës për cështjen e emrit të Maqedonisë. 

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se "nga treni mund të zbresë kushdo që është i mërzitur."

Nga ana tjeter ministri i dorëhequr Kotzias ka akuzuar ministrin e mbrojtjes Kammenos se "fut hundët në politikën e jashtme"