Real Madrid ofron James plus 20 milionë euro për këtë lojtar

James Rodriguez edhe pse i huazuar te Bayern ende është lojtar i Real Madridit, por siç duket kolumbiani nuk do të rikthehet në “Bernabeu”.

Kjo pasi që klubi po përgatitet që të ofroj James dhe para për të arritur marrëveshjen me një tjetër yll.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Bayernit, David Alaba, i cili gjithashtu dëshiron të largohet nga Gjermania.

Florentino Perez dëshiron që James dhe 20 milion euro të futen në marrëveshje për transferimin e Alabas në Madrid.

Operacion ky që do ta kapte shifrën rreth 60 milion euro.