Rama zhduk qendrën historike të Tiranës nga zona e mbrojtur, e bën gati për pallate

Babëzia e qeverisë nuk ka të ndalur.

Me vendim qeverie Edi Rama ka vendosur që të hequr të gjithë qendrën historit të Tiranës nga zonat e mbrojtura.

Vendimi është bërë publik në Fletoren Zyrtare të botuar së fundmi.

Të gjitha zonat e mbrojtura në Tiranë Rama i ka hequr nga ligji dhe i ka bërë gati për oligarkët e tij për të ndërtuar pallate.

Një vendim i fshehtë dhe skandaloz ky i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, ku zhduk të gjithë trashigminë e Tiranës.

Plani i ri përcakton komplet një vijë tjetër të zonave të mbrojtura e mesa duket, të mbrojtura na kanë mbetur vetëm sheshet.

Dokumentet janë bërë publike nga zedhenesja e PD, Ina Zhupa, e cila akuzone qeverine dhe bashkise se po ben gati skemen per ndertime.

Referuar vendimit të datës 3. 10. 2018, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Deklarimin e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës dhe përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas hartës së zonifikimit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Çfarë ngel zonë e mbrojtur në Tiranës?

a) Qendra Historike;

b) Zona mbrojtëse;

c) Zona arkeologjike A e Kalasë së Tiranës.

2. Brenda këtyre zonave përfshihen ansamble historike urbane, monumente të kategorisë së parë dhe monumente të kategorisë së dytë, zona me potencial arkeologjik, zona të gjelbra, sheshe dhe objekte pa status.

3. Plani i përgjithshëm vendor i qytetit të Tiranës merr parasysh kufijtë e zonifikimit të Qendrës Historike, zonës së mbrojtur të saj dhe zonës arkeologjike A, të Kalasë së Tiranës, si dhe rregullat për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.

Qendra Historike dhe kufijtë e saj

1. Qendra Historike në Qytetin e Tiranës është hapësira urbane me vlera të rëndësishme urbanistike-arkitekturore, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të qytetit dhe arritjet në arkitekturë, si xhamia e Et’hem Beut, ndërtimet administrative dhe kulturore, të aksit monumental të viteve ‘30–‘40, si dhe shembuj të spikatur të arkitekturës të pas viteve ‘50.

2. Hapësira urbane e Qendrës Historike në Qytetin e Tiranës përfshin:

a) Ansamblin historik urban në bulevardin “Zogu I” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

b) Sheshin “Skënderbej”;

c) Sheshin “Nënë Tereza”;

d) Sheshin “Italia”;

e) Hapësirat e gjelbra.

3. Në Qendrën Historike ndodhen objekte monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë dhe objekte pa status.

4. Kufijtë e Qendrës Historike paraqiten në hartën e zonifikimit, e cila është pjesë përbërëse e këtij plani.

5. Koordinatat e Qendrës Historike paraqiten në aneksin 1, pjesë përbërëse e këtij.