Lori Hoxha mungoi në festën e 50 vjetorit të babait të saj

Mbrëmjën e kaluar Top media organizoi një festë gjigante në nder të themeluesit të tij,Dritan Hoxhës, i cili ditën e djeshme do të mbushte 50 vjeç.

Mirëpo burime për revistën ‘Bordo’ kanë treguar se Lori Hoxha nuk ka qënë e pranishme në festë mbrëmjen e kaluar.

Dy ditë më parë ajo publikoi një foto ku tregonte se ishte në Londër dhe vetëm pak minuta më parë ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet në rrugët e një qyteti nën reshjet e shiut.

Me shumë mundësi ajo ndodhet në Londër dhe nuk ka treguar se çfarë e ka penguar të jetë e pranishme në festën e 50 vjetorit të babait të saj.