Apeli lë në burg Rexhep Rrajën

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg djalin e deputetit të PS-së, Rexhep Rraja.

Vendimi është dhënë paraditen e sotme nga gjyqtarja Shpresa Beçaj.

Sipas Gjykatës, kërkesa e prokurorisë është e drejtë.

Në seancë avokati i Rexhep Rrajës, Ilir Murati kërkoi lirimin e klientit të tij, pasi sipas tij nuk qëndron akuza e përndjekjes.