Fabregas futet në Librin e Rekordeve ‘Guiness’

Cesc Fabregas është futur në Librin e Rekordeve, “Guiness” pasi është bërë lojtari që ka arritur më shpejt në kuotën e 100 asistimeve në Premier League.

31-vjeçari pozoi me çmimin e fituar së fundmi pasi u bë lojtari më i shpejtë që arriti në shifrën e 100 asistimeve në Premier League.

“Nuk jam më i shpejti, nuk jam më i forti, nuk jam më i qëndrueshmi dhe nuk kërcej lart”, tha Fabregas.

“Por, ta arrija këtë rekord në karrierën time është njëra prej gjërave që më bën më shumë krenar në punën time sepse është puna ime dhe e kam kryer mirë”, tha ai.

Asistimi i 100-të i Cesc në Premier League erdhi më 31 dhjetor të vitit 2017 në ndeshjen e tij të 293-të, ku ai asistoi te goli i Willian në fitoren, 4-2 ndaj Stoke Cityt.

Mesfushori i Chelseat e ka fituar Kupën e Botës me Spanjën si dhe dy herë Premier Leaguen – por, tani ai e ka futur në kabinetin e tij të çmimeve edhe rekordin e regjistruar nga “Guiness”.