3 lojtarë të Milanit rikthehen nga dëmtimet para derbit me Interin

Milan ka marrë lajme të shkëlqyera para derbit “della Madonnina”.

Gattuso është qetësuar pasi Romanjoli, Kutrone e Kaldara janë rikthyer nga dëmtimet dhe do të luajnë në derbin kundër Interit.

Sipas “Sky Sport”, Andrea Konti është shumë pranë rikthimit (edhe pse nuk përjashtohet prania në stol për derbin).

Romanjoli pritet të aktivizohet si titullar përkrah Muzakios, ndërsa Kaldara dhe veçanërisht sulmuesi do e nisin me shumë mundësi nga stoli.

Në të djathtë të prapavijës do vendoset Kalabria, në të majtë Rodriguez.