Nainggolan luan derbin e parë ‘della Madonnina’, ja çfarë thotë disa ditë para duelit

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan ka folur për derbin “della Madonnina”.

Mesfushori belg do të luajë derin e parë midis dy qyteteve të Milanos, por thekson se situata është më e qetë krahasuar me periudhën kur ishte në Romë, shkruan SYRI.net.

"Është mirë të përgatitesh për të gjitha ndeshjet në të njëjtën mënyrë, por unë jam kureshtar për derbin tim të parë me Milanin", tha Nainggolan për Gazzetta dello Sport.

"Këto janë ndeshje që më pëlqejnë, ato ku tashmë e dini se për çfarë po luani”, vijoi ai.

"Këtu disa tifozë më ndalojnë dhe thonë: “Oh, përpiquni të fitoni të dielën”, por situata është shumë më e qetë. Në Romë kisha shokë të tjerë të cilët vazhdimisht ushtronin presion, nëse humbnim ata e kujtonin disfatën dy muaj më vonë...”, rrëfen ai.

"Gjashtë fitore në një rresht na japin besim, Interi vlen shumë, por ne ende duhet të përmirësojmë. Për shembull, ne duhet të vuajmë më pak për të fituar. Vuajtja për të fituar mund të jetë e bukur, por duhet të përmirësohemi”

A jeni më mirë se Milani?

“Kemi shumë lojtarë të nivelit më të lartë, por e kam parë Milanin në ndeshjet e fundit dhe ata janë një skuadër e fortë që do të na bëjë të djersitemi”, përfundoi ai.