Tuna falenderon Vildanen për skenat në klip: Faleminderit që i dhe ‘shije’ gjithçkaje

Ditë më parë këngëtarja e njohur Tuna publikoi këngën ‘Maria’ në bashkëpunim me Seven Saraqin.

Në videoklip mori pjesë dhe modelja Vildane Zeneli e cila u komentua shumë për skenat e nxehta me Tunën.

Me anën të një postimi në Instastory Tuna ka falenderuar të gjithë kolegët për pjesëmarrjen në videoklip.

Ajo shkruan:“Më kishte marrë malli të kënaqem në një skenë xhirimi. Si fillim ju falënderoj të gjithë ju që më keni mbushur me dashuri këto ditë dhe mirënjohje. Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin ekip në realizimin e këtij projekti. Seven Saraqi, vëlla, tregoju të kundërtën me muzikë tonë! Dëshmoju që nuk ka nevojë të jesh pjesë e ‘kllike’ për ta ndezur, kur ke talent dhe këngët e mira. Vildane Zeneli faleminderit që i dhe ‘shije’ gjithçkaje me performancën tënde. Meqë ra fjala, faleminderit që më le të prek të pasmet e tua. E di që shumica do të dëshironin të ishin në vendin tim”.