VIDEO/ I mori BMV-në pa leje, nëna rreh keq të birin

Një grua nga Teksasi ka thyer rrjetin me një video ku shfaqet duke rrahur djalin e saj 13 vjeç sepse i kishte marrë makinën e saj të re tip BMW.

Liza Campero shkroi në Twitter për reagimin e nënës kur zbuloi se vëllai Aaron ka marrë makinën për të shkuar në shtëpinë e të dashurës së tij.

Ai kishte hequr WiFi-n në shtëpi që e ëma të mos e shihte në kamera. Më pas, Aaron shkoi tek e dashura që ti tregonte makinën e re.

"Ai ka dalë me miqtë e tij dhe ne kemi dalë për ta kërkuar duke filluar nga shtëpia e të dashurës së tij", thotë Liza në një video. Më pas shihet si nëna ankohet për veprimin e të birit dhe e sheh rastësisht në rrugë.

Aaron ndalon makinën dhe e ëma del nga makina e saj me një rrip në dorë dhe godet të birin.

Për qytetarët ky veprim ishte skandaloz dhe ato komentuan negativisht ndaj veprimit të gruas.