FOTO/ Bllokohen cigare kontrabandë, arrestohet një person

Në vijim të punës operative disa ditore dhe bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtorisë së Hetimit dhe Antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u bë e mundur finalizimi i Operacionit "North-South".

Nga veprimet e bashkërenduara ndërmjet këtyre dy institicioneve dhe punës operative u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i sasisë prej 1750 paketa me cigare të llojeve “Marlboro”, “Trokadero” dhe “Slims Couture”.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat e përmendura më sipër, u bë arrestimi në flagrancë i F. D. 54 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa S. Xh., ndiqet në gjendje të lirë.

Vazhdon puna e mëtejshme për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtyre shtetasve dhe identifikimin e plowte të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë lloj veprimtarie të jashtëligjshme.

Arrestimi i F. D., u bë për Veprat Penale të parashikuara nga Nenet 172, 178 dhe 179 të Kodit Penal.