Princi i Monakos: Vlerësimi nga Meta, impuls i ri për intensifikim të marrëdhënieve

Princi i Monakos, Alberti II, i është akorduar nga presidenti i Shqipërisë Ilir meta, ‘Dekorata e Flamurit Kombëtar’.

Pas marrjes së dekoratës, princi Albert II ka falenderuar presidentin Meta për vlerësimin e lartë që i është bërë.

Ndërkohë Princi i Monakos tha se do të intensifikohen më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Monakos.

Fjala e plotë e princit Albert II:

Zoti President, zoterinj ministra, Lartesi, Shkelqesi, te dashur miq,

Me lejoni t'ju shpreh falenderimet e mia me te sinqerta per nderin qe me beni me Dekoraten e Flamurit Kombetar".

Ky vleresim honorifik ben te njohur, ashtu sikurse  ju e keni nenvizuar ne dekretin tuaj, intensifikimin e marredhenieve ekzistuese mes vendeve tona, qe u iliustrua kryesisht edhe nga firmosja sot e nje memorandumi mirekuptimi.

Ju keni theksuar gjithashtu qe ky titull nenvizon veprimet qe ne duhet te ndermarrim se bashku per ruajtjen e biodiversitetit ne Mesdhe e me vecanerisht te zonave detare te brigjeve shqiptare. Kjo ambicie u konkretizua nga firmosja e nje partneriteti me OJQ-ne "Pisha flamur".

Jam i bindur qe teresia e fushave te bashkepunimit qe ju permendet, Zoti President, do te mund te njohin zhvillime te frytshme qe dy komunitetet tona kane aftesine t'i arrijne.

Se fundmi, une i gezohem perspektives se aderimit te Shqiperise ne CIESM, kesaj organizate nderkombetare qe me shume se kurre na tregon dobine e saj ne ruajtjen e te mires sone te perbashket.

Ky det mesdhetar, djep i njerezimit, duhet te jete objekt i gjithe vemendjes sone sepse ai eshte garanti i te ardhmes sone dhe vulos fatin e perbashket te teresise se vendeve qe e kufizojne ate.

Shpreh urimin qe kjo trashegimi e perbashket te jete ne vitet e dekadat e ardhshme nje vektor paqeje e mirekuptimi te perbashket.