Rama: Duke mbyllur bastet i heqim miliardat krimit të organizuar dhe do ta lejojmë vetëm nëse ...

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, kryeministri Edi Rama tha se pas 31 dhjetorit do të mbyllen të gjitha bastet sportive duke përfshirë edhe ato online. Rama tha se me mbylljen e basteve po u hiqen miliarda krimit të organizuar.

Pjesë nga intervista:

Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë?

Rama: Do ikin kudo se janë një mortje. Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ende infromalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.

Po monpolizohen dhe nuk po mbyllen?

Rama: Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Nëse do të ketë një vendim që do të lejohet në një fazë tjetër, atëherë kjo do të vetë vetëm po patëm një kuadër rregullator strik, dhe një kuadër të hapur gare.