FOTO/ Dëshmitari i rremë i Ramës, Ardi Veliu mbërrin në Prokurori

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e Babales.

Ai do të japë sqarime për këtë çështje pasi Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga vetë Ardi Veliu.

Veliu do të pyetet nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Më herët, policia e shtetit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e Fredi Alizotit, të publikuara në video nga deputeti i PD, Ervin Salianji.