Duka: Fermerët punojnë të mbajnë frymën gjallë, maxhoranca nuk mbajti premtimin për akcizën e naftës

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaleste Agron Duka ka shprehur revoletn e tij duke shikjura cmimin  elarte të naftës dhe problemet që po hasin feremt shqiptare pas ketyre cmimeve

"Shpifjet e mazhorancës pa akcizë, nafta për fermerët me akcizë", shkruna depueet duka duke shtuar se, “si pasojë, fermeri shqiptar punon vetëm për të mbajtur frymën dhe jo për të plotësuar nevojat e tregut; që afërmendsh mbushet me produkte nga vendet e rajonit, të cilat janë më konkurruese në çmim edhe si pasojë e kostos së naftës”. “Premtimi elektoral për heqjen e akcizës së naftës dhe taksës së qarkullimit nuk u mbajt kurrë nga kjo mazhorancë”, shkruan kreu i PAA.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Ndërsa gjithë energjitë e mazhorancës janë përqëndruar te një paketë propagandistike “antishpifje”, çmimi i naftës në vendin tonë po prek rekorde marramendëse krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës.
Në Shqipëri çmimi për një litër naftë është 182 Lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë. Vendi ynë ndodhet në listën e 10 shteteve në kontinentin europian me çmimin më të lartë, si Danimarka, Franca, Anglia, Italia dhe Zvicra, ndërsa lë pas sa i takon vlerës së çmimit të karburantit Austrinë, Holandën, Japoninë e Gjermaninë.

Në Shqipëri çmimi është më i lartë se në të gjithë rajonin. Në Serbi 174, në Maqedoni nafta kushton 136, në Mal të Zi 163 Lekë, në Bosnjë Hercegovinë 145 dhe në Kroaci 172 Lekë. Sikurse ndodh për çdo degë të ekonomisë, çmimi tejet i lartë i naftës ndikon në mënyrë shumë negative në fushën e bujqësisë. Punimi i tokës, si pasojë e çmimit të lartë të naftës, bëhet i papërballueshëm. Mjetet agromekanike të fermerëve furnizohen me të njëjtin çmim me të cilën furnizon makinën personi që shëtit për kënaqësi. 
Si pasojë, fermeri shqiptar punon vetëm për të mbajtur frymën dhe jo për të plotësuar nevojat e tregut; që afërmendsh mbushet me produkte nga vendet e rajonit, të cilat janë më konkurruese në çmim edhe si pasojë e kostos së naftës. Premtimi elektoral për heqjen e akcizës së naftës dhe taksës së qarkullimit nuk u mbajt kurrë nga kjo mazhorancë. Nafta është elementi kryesor për një bujqësi në zhvillim siç është bujqësia shqiptare; prandaj ka ardhur momenti që t’i vendoset një akcizë shpifjeve të mazhorancës në këtë fushë, dhe të hiqet akciza për fermerët.