VIDEO/ Duke mbrojtur paketën antishpifje të Ramës, zihet mat Fidel Ylli

Në një intervistë shumë intensive në emisionin ‘Kafein’ në InTv deputeti i PS dhe anëtari i Komisionit Kuvendor për edukimin dhe informimin Fidel Ylli foli sot për Paketën Antishpifje.

Duke mbrojtur dhe arsyetuar nevojën e kësaj nisme ai tha se disa portale anonime janë gjobvënës dhe shfrytëzojnë gazetarët.

I pyetur nga Flavio Qarri nëse Rama si çdo Kryeministër e ka zakon përpjekjen për kapjen e mediave dhe kjo është tentativa e radhës, Ylli tha se Rama nuk ka asnjë media nën kontroll.

Madje ai ka vetëm ERTV.

Në këtë moment Flavio e pyet për gazetarin që shihet duke bërë intervistat në ERTV.

Ku paguhet ai? Ku është i deklaruar?

Fidel Ylli paksa i zënë ngushtë tha se është vullnetar...