Spanja rekord negativ pas humbjes ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve

Spanja mund të ketë qenë në formë të shkëlqyer para ndeshjes ndaj Anglisë, por “Tre luanët” i sollën me këmbë në tokë spanjollët në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

U duk se forma e lartë e spanjollëve do të vazhdonte pas fitores bindëse 4-1 ndaj Uellsit në miqësoren e të enjtes, megjithatë gjërat ndryshuan të hënën ndaj Anglisë.

Një dy golësh nga Raheem Sterling dhe një nga Marcus Rashford i dhanë anglezëve avantazhin prej tri golave në pjesën e parë.

Kjo është diçka që nuk është pritur dhe që nuk i ka ndodhur kurrë më parë Spanjës. Kjo ishte hera e parë që Spanja i pëson tri gola në shtëpi në një ndeshje zyrtare.