Bushati: Gazetarë të përdhunuar. Xhafka: Prostitutat kanë dinjitet me shumë se gazetarët e Ramës

Fushata e Edi Ramës kundër gazetarëve ende nuk ka gjetur një përgjigje masive nga këta të fundit.

Rama ka ditë që ka sulmuar mediat që janë kundër tij, duke i cilësuar si shpifës.

Andi Bushati shkruan sot se, Rama kërkon tu mbushë mendjen shqiptarëve se shpifja është më e rëndë se krimi.

Nga ana tjetër, gazetari Agim Xhafka shkruan se edhe prostituta reagon kur i thuhet kurvë, por gazetarët ende nuk janë ndjerë.

Ja reagimet e tyre:

Andi Bushati shkruan:

Të duash ti mbushësh mendjen shqiptarëve, si Rama, se lajmi i rremë përbën më shumë problem se krimi në Shqipëri, është njësoj si të bësh lojën e atyre gazetarëve qesharakë që e intervistonin një vajzë të përdhunuar, të masakruar fizikisht dhe të djegur me cigare, nëse ishte shqetësuar emocionalisht nga statusi në Facebook i Sali Berishës.

Agim Xhafka shkruan:

U thotë  mediave kazanë e asnjë gazetar për be nuk ndihet.

Heshtje varri.

Po dhe në bordello, kur një prostitute i thua kurvë, ajo të nxjerr  sytë. Lëvizni, o gomerë!

Reagoni, kërmij!