VIDEO/ Reagimi befasues i Herry Kanes kur u pyet për transferimin tek Reali

Harry Kane nuk arriti të shënojë në fitoren e Anglisë 3-2 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.

Prej kohësh Kane konsiderohet si objektivi i Real Madridit por edhe një herë sulmuesi i Tottenhamit iu shmang pyetjes së gazetarit, shkruan tabloidi britanik "Express", raporton SYRI.net.

“Më vjen keq, jo sot...”, ishte përgjigjja e tij kur u pyet nga MARCA nëse dëshiron të transferohet te Reali nga Tottenhami.

Kane ishte duke u larguar nga stadiumi, “Benito Villamarin” dhe në atë moment preferoi ta kalojë pyetjen.