Video skandali Alizoti/ Kreu i Policisë së Shtetit përfundon në prokurori

Drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu pritet të merret në pyetje gjatë dites së sotme rreth orës 13:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Emri i Veliut doli ne nje video-pergjim te Fredi Alizotit, deshmitarit te rreme te Edi Rames ne skandalin e Agron-Geron Xhafajt.

Pas deklarimeve të Alizotit se Veliu e çoi në prokurori me makinen e tij ai duket se do të merret në pyetje nga prokurorët e çeshtjes e cila ka shkaktuar termet në maxhorancen aktuale.

Alizioti ka thënë gjatë një audioje se Veliu i ka kërkuar të thotë se audiopergjimi për Xhafjan ishte i rremë.