FOTO/ Dalin fotot e para kur Meghan Markle shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Lajmi se familja mbretërore në Britani do të shtohej me një anëtar të ri ka pushtuar ditën e djeshme të gjitha mediat ndërkombëtare. Ndërkohë që tashmë e gjithë vëmendja do të jetë te shëndeti i Meghan Markle dhe bebit që ajo ka në barkun e saj.

Ditën e djeshme Meghan ka zbuluar për herë të parë barkun e rrumbullakosur, pas lajmit për shtatzëninë, dhe duhet thënë që duket mjaft bukur.

Çifti mbretëror ndodhej në Australi për vizita zyrtare dhe Meghan kishte veshur një fustan të bardhë pas trupit të stiluar australiania Karen Gee.

Fustani i “bekuar” shfaqte më qartë barkun dhe jo më kot ishte zgjedhur në këtë ngjyrë dhe model.

Në njoftimin zyrtar shkruhej se, Meghan do ta mirëpresë fëmijën e saj të parë në pranverën e 2019-s.

Sipas përllogaritjeve, Meghan duhet të jenë në tremujorin e dytë, pasi mësohet se ka kaluar kontrollin e javës së 12-të. Ata do të bëhen prindër mes muajve mars dhe prill.