I dënuar me 10 vjet burg pas tragjedisë së Butrintit arrestohet. Emri

Polcia e Fierit  ka arrestuar njërin nga përgjegjësit e dënuar për tragjedinë e Butrintit në 2008 ku humbën jetën 5 përsona në këtë liqen.
Eshtë arrestuar Albert Gega i cili është dënuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me 10 vjet burgim.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.

U ndalua shtetasi Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve".

Në vijim të zbatimit të planit operacional "Për kapjen e personave të shpallur në kërkim" nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

•Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.
Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve" parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.