Princi i Arabisë ofron 3 miliardë sterlina, Man.United i kthen këtë përgjigje

Manchester Unitedi nuk është në shitje.

Princi i Kurorës, Mohammad bin Salman është i interesuar t’i blejë shumicën e aksioneve të gjigantit britanik për një vlerë rreth 3 miliardë sterlina.

Bin Salaman është ndër njerëzit më të pasur në botë dhe raportohet se ai dëshiron ta blejë klubin nga Mançesteri.

Por, oferta e tij është refuzuar nga familja Glazer, e cila ka pjesën më të madhe të aksioneve të kampionit të shumëfishtë anglez.

Vlera e Man Unitedit në treg dje ishte 2.7 miliardë sterlina, por princi arab lancoi një ofertë prej 3 miliardë sterlinash.

Tani raportohet se çdo kush që dëshiron ta blejë Manchester Unitedin duhet të ofrojë më shumë se 4 miliardë sterlina.